>
LETERSISHQIP
Kadri Kamberi

Bilbili

Kushtuar Jusuf Gërvallës, 1979
Nji bilbil që bukur këndonte
këtu pranë nesh gjithnjë qëndronte,
kopsht më kopsht, shtëpi m‘shtëpi
këndonte këngë për bukuri.

Në mesin tonë ishte mësuar,
këndonte këngë pa pushuar.
Fluturonte, këndonte, s‘lodhej fare
dhe ne ishim krenarë me këtë bilbil valltar.

Por një ditë ca rrugaç,
ca rebel e ca përtac,
rënd e fyen me gur e gjuan,
me shkop i ranë, në krah i mëshuan.

Eja këtu në kafaz i thanë,
se për ty natyra është e gjanë,
ti nuk mundesh me fluturu
dhe lodhesh duke vrapu.

I fyer shumë nga këta rebelë,
nga këta përtac e kriminelë,
shkoi në nji vend të lirë,
ku ka njerëz më të mirë,
ku mundet këngën ta këndoj
dhe askush nuk do ta pengoj.

DËRGOI: