>
LETERSISHQIP
Kadri Kamberi

Unë Fluturoj Në Qiellin Tënd

Unë fluturoj në qiellin tënd,
qiellin që ti ke brenda vetës,
në atë hapësirë pa kufi,
ku nuk ka njeri,
aty ku jem vetëm ne dy.

Unë fluturoj në atë hapësirë
plot dritë,
aty ku rrinë dhe perënditë,
ku jemi si engjëj të vërtetë,
aty ku jemi plot jetë.
Aty ku çdo rreze dielli,
është një prekje e ime për ty.

A të kujtohet?
Krahët ti vetë mi fale.
Eja, më the,
të fluturojmë mbi male.
Qielli ytë është një zonë
e pa shkelur,
është e pa eksploruar
është pasion i etur i
shpirtit tim.

Dhe unë ushqehem
në atë hapësirë,
ushqim kam diellin dhe tokën,
dhe kurrë nuk do ngopem.

Herë pas herë,
do zbres në tokë,
për të shuar etjen
me zjarrin e syve të tu.
Nuk kërkoj të të përqafoj,
as edhe të ti puthë sytë,
më mjafton
me ta prekur vetëm dorën.

Dhe kur të vijë një ditë,
kur nuk do më kujtohet
se si fluturohet,
atë ditë nuk do të lindë as dielli,
detin do ta zë gjumi,
Hëna do të jetë gri,
njerëzit do të thonë:
kush ishte ky njeri?
Nuk ka qenë i madh,
ishte i thjeshtë,
jetoi me dashuri,
nuk e kuptoi njeri,
ky qe Fati i tij!

Ndërsa
dikush e vret qiellin e vet.
Pastaj…
çdo gjë kthehet në errësirë.
Sa e trishtueshme.