>
LETERSISHQIP
Kevin Çika

Kërkoj Të Shkuarën

E kërkova nëpër mure të vjetra,
mes shkarravinash,
emrin tim të shkruar me shkumësa.

E kërkova me shpresë se mos gjeja,
trupin tim prej lecke të baltosur.
Kërkova në zall se mos ndoshta,
jehonën e zërit tim dëgjoja.

Kërkova,
Kërkova
Këmbët e gjora kërkonin,
por mua zemra më rëndon.