>
LETERSISHQIP
Kujtim Hajdari

Dashurise Se Humbur

Jashte kendon era me ze fishkellues
Pentagrame shkruan me kristale bore
Korda kitareje ben deget lakuriq
N’ ajrin e ngrire hedh kenge hyjnore

Tingujt e bukur qe kendonim bashke
Dimrit te gjate pas sobes se ngrohte
Hap dritaren time fluturojne jashte
Me tingujt e eres luajne ne te ftohte

Ciklone bejne me te tymit bore,
Dhimbjen per ty kerkojne ta fshehin,
Ne nervozizmin e forte dimeror,
Me goten e veres kerkojne t’me dehin.

Lugines tek ti era do t’i sjell
Do te sjell kujtime do te sjell mall
Kenga jone, ty çfare do te ndjell?
Ndonje tel zemre a do te dridhet valle?

Kenge te thermuara qe enden n’ ajer
Me duart e dhimbjes kerkoj t’i kap
Nuk di: - t’i kyç ne plaget e zemres
Apo me eren t’i nis ty prape?