Kujtim Hajdari
Ne Prapë Ngjajmë, Baba!
Si mali ngjan me malin edhe ne ashtu ngjajmë baba,
Edhe pse shpesh si erërat zihen, ne bashkë jemi zënë,
Dhe shpesh koha, si shtrigë, të merreshim vesh nuk na la,
Edhe pse të zihesha me ty, e lehtë per mua s'ka qënë.
Me doje të merrja ujë, me pelën balashe, te "Kroi me erë"*
Poshtë, te gryka e zabelit, ku dhelprat ndanin gjahun,
(Ç'ujë te kthjellët kish e nuk shterte kurrë dimër e verë, )
Por ne e sollëm në shtëpi, harruam krojet dhe Rrahun*.
Më doje si veten, bujk të mirë, të ngisja me parmend,
Dhe grurin me qerre, mëngjesit shpejt, ta sillja në lëmë,
Ndërsa unë me autokombajnë korrja fushat anë e kënd,
Dhe me traktor, tokat rreth e rrotull, pluhur i bëmë.
Sa doja të të bëja qefin, parmendën ta shtroja n'hulli,
Farën mos lajthisja një kokërr dhe arën ta masja me sy,
Por koha ishte e marrë dhe fluturonte me shpejtësi,
Kisha frikë ta humbja kohën dhe shpesh të harroja ty.
M'doje të të ngjaja në pamje, si dy pika uji, jemi në portret,
E njëjta fytyrë: ajo hundë, ai ballë, ata sy e ato buzë,
Dikush thosh me shaka: "ky dreqi i vogël është Fiti* vet,
Djalë i palodhur, punëtor si i ati dhe i shkathët shpuzë."
Dhe nën'e dashur, ah nënë e dashur! "S'i ke lënë thua"
Më thosh me zërin e saj të ëmbël. Nuk di a krenohej,
Apo trembej që të ngjaja dhe ndjente dhimbje për mua,
(Ish i ashpër, i rreptë im atë, sa ndonjëherë nuk durohej.)
Ndodhte rrallë, baba, shumë rrallë ndodhte që ti të qeshje,
Kur qeshje ti sikur nje diell i dytë për ne kishte lindur,
Unë gjithmonë përpiqesha të ta sillja n'buzë një buzëqeshje,
Por prapë mbetesha "kokëshkëmb", mbetesha i "pabindur".
Shpesh herë na ndiqje kurioz me hapin tënd të rëndë,
Kodrave e bregoreve ku bënim të uturinin makineritë,
"Allah, allah! - psherëtije me vete - ç'po ndodh në këtë vend?
Herë na merrje si xhind e herë na merrje si vet perënditë.
E s'më thërrisje më, të të ndiqja brazdave e ugareve të tua,
Dhe sytë e tu, shpesh, më mbulonin me një diell të ngrohtë,
Ta shihja shqetësimin dhe kënaqësinë që ndjeje për mua,
Dhe pse fjalë më thoje pak e në pamje dukeshe i ftohtë.
Ne prapë ngjajmë, baba, veç unë vrapoj diçka më shumë,
Si çdo brez që vjen në histori për të shkuar diçka më tej,
I kupton mirë, baba, dhe pse kokën me shqetësim e tund,
Përpjekjet e mundin që bëj që me kohën hapin të gjej.
KUJTIM HAJDARI
Shenim:
*Kroi me erë - emri i burimit
*Rrahu - perroi ku lanin rrobat grate e fshatit