Kujtim Hajdari
Kjo Hije Do Të Na Ndjek Nga Pas
Flladi i mëngjesit më rrihte me ëmbëlsinë e tij,
Në shpirt e në zemër kërkon të më fshijë,
Brengën, plagët, dhimbjen që la kjo karantinë,
Të ma ndez përsëri jetën dhe dashurinë.
Si anija pa pilot humba në gjelbërim,
Nuk kisha të ngopur me mushtin e freskinë,
Sa i madh m’u duk vetja ndërsa fluturoja,
Ta prekja, ta puthja lirinë, sa shumë doja.
Ajo më këndonte ëmbël kudo përreth,
Dhe pse akoma virusi pickonte si një gredh,
Me pangopësinë si metastaza kanceri,
Vriste ende pa mëshirë si helmi, si vreri.
Lumin dëgjoja përçart të shpjegonte diçka,
Ndoshta ky virus dhe atë, ca mangut, e la,
Lulet, qeshur, zgjatnin krahët me dashuri,
Por unë – sonambul, kisha humbur si njeri.
Të vdekurit pa varre m’thërrisnin si jehonë,
Nga lumi, nga pylli e nga bari i njomë,
Ndjeva veten prapë të vogël – një iks, ypsilon,
Përsëri ndjeva djallin me dhëmbë që kafshon.
Kjo hije nga pas sa gjatë do të na vijë,
Sado të shkojnë vitet dhe prapë jeta të ndrijë,
Do na kujtojnë se jemi një numër në botë,
Se mund t’na zhdukin pa varr, pa emër, pa lotë.