Kujtim Hajdari
Kur Shkoj Në Fshat
Sodis rrezet që grisen nëpër ullinj,
Poshtë, në copëra ari, stoliset hija,
Sa mall do kisha, shtrirë nën brinjë,
Mbuluar me ëndrra, si dikur, të rrija.
Dielli i mesditës kërkon pak freski,
Ndaj zhytet thellë në pyllin me pisha,
Një dëshirë më merr si dikur fëmi,
Bashkë, nën hije, përkrah tij të isha.
Lulet rrugës shoh që më ndjejnë,
Se tundin petalet e më përshëndesin,
I përkëdhel dhe unë me sytë që m'shkëlqejnë,
Me dashuri e zjarr që zemrës m'i ndezin.
Një këngë zogu më fton dhe mua pranë,
Flladi i mëngjesit më përkëdhel lehtë,
Si t'ua them kaq shumë mall që kam,
Çdo fjalë që gjej më duket e shkretë.
Bukuritë e fshatit më presin si dhëndërr,
Me mijëra lule ma bëjnë kurorën,
Unë kërkoj njerëzit me dorë në zemër,
Të ndaj me ta mallin e t'u puth dorën.
Veç njerëz gjej gjthnjë e më rrallë,
Ikën, u shpërndanë e ikin nëpër botë,
Unë, në majë të Globit, do bëja tellall,
E lamë këtë vend të bukur si mall pa zot.
Kujtim Hajdari
Poshtë, në copëra ari, stoliset hija,
Sa mall do kisha, shtrirë nën brinjë,
Mbuluar me ëndrra, si dikur, të rrija.
Dielli i mesditës kërkon pak freski,
Ndaj zhytet thellë në pyllin me pisha,
Një dëshirë më merr si dikur fëmi,
Bashkë, nën hije, përkrah tij të isha.
Lulet rrugës shoh që më ndjejnë,
Se tundin petalet e më përshëndesin,
I përkëdhel dhe unë me sytë që m'shkëlqejnë,
Me dashuri e zjarr që zemrës m'i ndezin.
Një këngë zogu më fton dhe mua pranë,
Flladi i mëngjesit më përkëdhel lehtë,
Si t'ua them kaq shumë mall që kam,
Çdo fjalë që gjej më duket e shkretë.
Bukuritë e fshatit më presin si dhëndërr,
Me mijëra lule ma bëjnë kurorën,
Unë kërkoj njerëzit me dorë në zemër,
Të ndaj me ta mallin e t'u puth dorën.
Veç njerëz gjej gjthnjë e më rrallë,
Ikën, u shpërndanë e ikin nëpër botë,
Unë, në majë të Globit, do bëja tellall,
E lamë këtë vend të bukur si mall pa zot.
Kujtim Hajdari