>
LETERSISHQIP
Kujtim Hajdari

Kur Te Vish Ne Agim

KUR TE VISH NE AGIM
Ate nate dimri binte shi lume
Kamzhike uji rrihnin xhamat tane
Bertisje ti, ngrija zerin une
Njeriu logjiken si e humb?

U zhduke me vrap si iken era
E terbuar humbe neper shi
Ne trurin tend vetem shponte
E mallekuara fjala xhelozi

E prisja nje dite zerin ta degjoja
Si mund t’i harroje vite dashurie?
Te lozim si dikur sa do te doja
Mbuluar me rreze lumturie

Me lere e dashur te fle jashte sonte
Edhe pse eshte ftohte e ben kallkan
Trupi im e di nuk do ta duronte
Kaq poshte temperaturat sa jane

Po shtepia nuk me ze nga ky gezim
E gjumi ne pambukun e bores u shkri
Me lere te pres jashte deri ne agim
Me rrezet e syvet rrugen te ndrij

Nese nuk pergjigjem, nuk vrapoj tek ti
Shtrengome ne gjoks e puthme pakufi
Zemra do te rrah, statuja do te shkrij
Ne krahe do te marr te bredh si femi