Makfire Canolli
Lot Prej Dheut
Sa herë më quajtën mërgimtare,
zemër e pikëlluar u bëra,
ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
djegur me mallin e adheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
nga gjoksi zemrën nxora,
të mos çahej e mbaja,
me duar të buta femre.
Mbuloja shpirtin,
me plisa të dheut tim,
i bëja baltë, që
të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
në blerimin e refuzueses isha.
Shporruni!!
Më vinte të klithja,
por atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.
zemër e pikëlluar u bëra,
ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
djegur me mallin e adheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
nga gjoksi zemrën nxora,
të mos çahej e mbaja,
me duar të buta femre.
Mbuloja shpirtin,
me plisa të dheut tim,
i bëja baltë, që
të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
në blerimin e refuzueses isha.
Shporruni!!
Më vinte të klithja,
por atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.
Më shumë nga Makfire Canolli
- Kushtrimi I Lirisë
- Krejt Shqipëri
- Lule Mbi Gur
- Rrufe Nga Shqipëria
- Xan, O Lule!
- Flutur Në Flamur
- Nuk Janë Vargje, Por Akullore
- Mullisi Dhe Fëmija
- Mos Ma Vrit Ardhmërinë!
- Mëshirë Për Fëmijët!
- Lutja E Fukarasë
- Vajzat Shqiptare
- Nëpër Shqipëri
- Si E Bëra Shqipërinë Time
- Mësuesi I Parë I Abetares
- Abetarja, Floriri Me Yje
Komente 0