>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

E Habitshme

Të gjitha shtigjet ku eci
Me trëndafila shpresash
Janë mbushur
Si me magji mbijnë

Dhe kundërmojnë
aq shumë o Zot
Dhe ëndrrat e mia të lumturisë
Ndihen të pagëzuara
Me dritë,me ujë,me flakë

Është e çuditshme
Si rend dhe ndihem
Duke dëshiruar parajsën
Fluturoj dhe festoj
E kënaqem aq shumë
Dashuroj çdo çast jetën...