Marjeta Shatro Rrapaj
Eris
Plutoid konflikti dhe mosmarrëveshjeje
Që vështirëson shpleksjen
E pështjellimit dhe errësirës së shpirtit njerëzor
Pasi superioriteti i njeriut
matet me mprehtësinë e tij
Në epërsinë e egoizmit
Në luftën e molepsjes
brenda vetes me kontradiksion
Ku shtypja e vullnetshme e vetvetes fashitet
Në dukshmërinë e principit individual të të jetuarit
Nën rrëzëllimin e gënjeshtër të lumturisë
Që maskon bukur ferrin e vërtetë të vuajtjes shumëformëshe
Në falsitetin dhe absurditetin e amshuar si spektakël të botës reale.

Komente 0