Marjeta Shatro Rrapaj
Nuk Tronditemi Më
Shqetësohemi
Si gjithë njerëzit
Për veten
Ku ishim dhe ku mbërritëm
Çfarë do të na e shënoj ekzistencën
Kemi aq shumë kujtime, dhimbje
Mall për të ikurit
Dhe sa pak gëzime
Sa i numërojmë me gishtat e duarve
Pyesim pse vallë e mira është e paktë
Mos ndoshta nuk dimë t'i hapim derën
Nga frika e së panjohurës indiferente
Skajshmërisht të dëshpëruar
Me sytë e lotuar mjaftueshëm
Kemi mësuar të shmangemi nga lëndimet
Nuk i idealizojmë më qeniet njerëzore
I shohim krejt të zakonshëm
Të mjerë në fatet e tyre
Duke zbuluar zemrat e akullta
Rizbulojmë nga e para botën
Duke ndjekur jehonën e saj të vërtetë.
Si gjithë njerëzit
Për veten
Ku ishim dhe ku mbërritëm
Çfarë do të na e shënoj ekzistencën
Kemi aq shumë kujtime, dhimbje
Mall për të ikurit
Dhe sa pak gëzime
Sa i numërojmë me gishtat e duarve
Pyesim pse vallë e mira është e paktë
Mos ndoshta nuk dimë t'i hapim derën
Nga frika e së panjohurës indiferente
Skajshmërisht të dëshpëruar
Me sytë e lotuar mjaftueshëm
Kemi mësuar të shmangemi nga lëndimet
Nuk i idealizojmë më qeniet njerëzore
I shohim krejt të zakonshëm
Të mjerë në fatet e tyre
Duke zbuluar zemrat e akullta
Rizbulojmë nga e para botën
Duke ndjekur jehonën e saj të vërtetë.
Komente 0