>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Egoizëm Racional

Një ego e censuruar
Më ndan nga bota egoiste...

Mendimet
Të trishtuara
Rendin
Përplasen
Pengohen me Niçen

Monologët e krisur
Dënesen
Në heshtjen e rrëzuar
Që gjëmon pasiguri
E frikë hijesh që ndjekin kudo
Për të kuptuar të padeshifrueshmin mister të kohës që rrjedh pa mbarim...
18.12.2024