>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Na Mbyt Ankthi

Në pasqyrën e mysët të jetës
Shohim ikona të zymta dëshpërimi deformuar
Në venat e gjakut përmbytet qetësia
Të tronditur ndihemi çuditshëm

Alarmohemi nga ndryshimi i papritur
Çfarë nuk shkon e na mundon?

Ankthi i së panjohurës pushton çdo skutë
Mendja lutet për rivendosje paqeje
Tretemi,kalbemi nga pak çdo ditë
Thjesht shtyjmë ditët e mbetura...