>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Pikëllimi I Stinës

Dimrit të dëshpëruar
Nuk i largohem dot
Pa gjumë rri
agimi më gjen zgjuar
Shpirti i zbrazët si ky dimër
Është lodhur,dorëzuar në pikëllim.
Qielli si shportë e vjetër
Mbledh gjithë retë e arnuara
Nga djegiet e rrufeve
Mungojnë cicërimat e zogjve,
Ylberët, fjalët e duhura, mendimet
Vetëm kujtimet shfryjnë
Si të shkalluara...