>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

E Frikshme

Tani as etje nuk kam
Për fitore të reja të merituara

Pa dëshirë shtriqem si e mpirë
Zemra punon ngadalë
Pa trazime ritmi
Nuk ndjen keqardhje
për çfarë shkoi
apo për çfarë do të vijë...

Lodhet njeriu nga gjithçka
Mban aq sa i lejon mosha
Veç frikëson e panjohura
Prodhuar nga mendjet e mbrapshta
Pa mëshirë po krasitin së prapthi
pemën botërore të njerëzimit...