>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Lakuriqësi Dimri

Natë e ftohtë
Mbi supe më bien
Fjolla të bardha kristalore
Që në mendje më kthehen
në copëza vezulluese diamantesh

Para meje shfaqet parajsa
Zgjat duart ta prek
Hëna lakuriqe qesh pa turp
E shpirti merr hov
Zbrazet prej brengash...