>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Botë Kontraverse

Këtu ka mjaft gëzime
Ca merren me vete
Të tjerat hiqen zvarrë...

Të gjitha mrekullitë dhe magjitë
I përkasin kësaj bote
E kthyer në vend argëtimi
Nga njerëzit mëkatarë.

Brenda veç zhurmë ushton pa pushim
Dijetarët janë strukur errësirës
Të heshtur këqyrin shpërfillshëm
A thua se janë të panevojshëm
Në kaosin e mirëorganizuar
Ku shpresa është çmendur
E vjell brengat e thartuara
Prej barkut të kohës...

Njerëzit e lumturuar prej dështimit
Bërtasin se ndalohet besimi
Zoti ka dalë i tepërt në qetësinë e rreme
Pushteti i të pangopurve sjell ndryshimin?!