>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Stinët E Ndryshimit

Luftë në pavetëdije
Mes id-it dhe superegos
Të largohemi a të mos largohemi prej impulseve infantile
Ndryshojmë dhe shndërrohemi si stinët
Dimë çdo gjë vjen në kohën e vet
Duke lënë pas
atë që ishim e nuk do të jemi më
Duke mirëpritur të renë që na vjen...
Çdo gjë transformohet bashkë me ne
Përshtatemi me rrjedhën e jetës
Sido që ajo vjen
Kërkojmë të bukurën që ndodhet kudo
Rreth nesh e brenda nesh...