>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Vetes

Mos kërko të jesh çfarë nuk mundesh
Mos kërko hidhërimit ditë të gëzuara
Mos kërko shpresën
Nëpër dyer të mbyllura
Mos kërko dritë
Prej yjeve të shuara
Mos kërko të të kuptojnë
Lutju vetëm Zotit të të dojë
Në ngjitjen sizifiane
Për të mos mbetur vetëm...