Marjeta Shatro Rrapaj
O Zot!
O Zot!
Të kërkoj çdo çast
Më shfaqesh si vegim drite
Zgjat duart të të prek
Më zhdukesh mes njerëzve
Të thërras po askush nuk përgjigjet
Si hije shfaqesh e shuhesh
Pastaj qetësi melankolike
Ti je pranë meje
Por veç unë nuk të shoh...
Jeta ime nuk ka kuptim pa ty
Pa bekimin tënd Zot
Sa herë më ke ringritur nga rrëzimet
Më ke zhveshur prej dëshpërimit
Vetëm për të veshur mantelin e dritës së shenjtë
Nën ritualin tonë të pazëshëm të lutjes e kungimit prej kryqit të rilindjes përmes besimit...
Të kërkoj çdo çast
Më shfaqesh si vegim drite
Zgjat duart të të prek
Më zhdukesh mes njerëzve
Të thërras po askush nuk përgjigjet
Si hije shfaqesh e shuhesh
Pastaj qetësi melankolike
Ti je pranë meje
Por veç unë nuk të shoh...
Jeta ime nuk ka kuptim pa ty
Pa bekimin tënd Zot
Sa herë më ke ringritur nga rrëzimet
Më ke zhveshur prej dëshpërimit
Vetëm për të veshur mantelin e dritës së shenjtë
Nën ritualin tonë të pazëshëm të lutjes e kungimit prej kryqit të rilindjes përmes besimit...
Komente 0