>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Lidhur Me Shpirtrat

Dielli fiket në lotët e mi të kristaltë
Me çdo ngjyrë perëndimi
Qerpikët lahen në liqenin e engjëjve
Që nanurisin ëndrrat e shumta
Dhimbja ikën prej meje
Si e rrëmbyer nga shpirtrat mbrojtës
Që rrinë zgjuar rreth kokës sime
Krejt akull...