>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Kur Të Kem Ikur

Kur të kem ikur...
Në mesditë...
Nëse ndien pulsim të kapakëve të syve
Mos u shqetëso!

Është puthja e shpirtit tim
Që të ruan nga diku...

Sa herë ndihesh i lodhur
Shih thërrmijat e dritës
E humb mendjen pas tyre
Janë buzëqeshjet tona të grimcuara
Jam rrotull teje
Mos qaj,mos u drithëro
Të pres përtej horizontit
Atje ku dielli nuk perëndon kurrë...