>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Ndonëse Dimër

Ndonëse dimër...
Nuk ka më akuj mes nesh...
Na ndjek
Dielli...
Nga lart
Na buzëqesh
Për të na afruar
Sa më pranë njëri-tjetrit
E qeshura ka ardhur
Për të na lumturuar
Mes mure ëndrrash
Rrethuar
Rreth zjarrit të ndezur
Bashkë ngrejmë
Një kështjellë të ajërt qenësie...