>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Lutja...

Lutja...
Ngrihet mbi monotoninë e heshtjes
Duke valëzuar hapësirën
Një lutje e kujdesshme
vibron ajrin e pastër
Duke jehuar në qiellin e dëshirave
Duke ushtuar pa ndalur i njëjti refren
Në emër të Atit,të Birit e të Shpirtit të shenjtë,Amen!
Drita mbush qenien
Me pasionin biblik të bërjes së kryqit
Duke u kthyer në hyjnorë në magjinë e pak çasteve...
Marjeta Shatro Rrapaj
16.12.2024