>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Çikja

Ashtu si deti prek bregun
E cekin mendimet kujtesën
Herë me dallgë të trazuara
Herë të qeta
Stuhia e vrullshme godet vetëdijen
dhe zemrën.

Ndjenjat shohin dhe zgjohen
E varka e tyre lundron sipas erës

Qielli prushon yje gicilues
Që buzëqeshin nga lart
Arsyeja e ftohtë çon shumë larg...
8.12.2024