>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Dashuri

E brishta ime, delikate
që ndryshon çdo ritëm pulsimi
Ti që luan me mua
në çdo pritje të ditës së re
Ti je kaltërsi e pafundme!
Sublimja ime je!
Je triumf mbi vdekjen
në çdo rrahje zemre!
Je gëzimi hyjnor
zbritur me krahë engjëjsh!
Je drita e shkëlqimit të syve!
Je zjarri I bukur i shpirtit!
Pushtomë të tërën diellorja ime
që ta dashuroj fort pa frikë jetën!