>
LETERSISHQIP

Shfajësisht

Nuk sillemi butësisht
Të na kundërsillen egërsisht
Flasim dhe dimë të heshtim
Dimë të pranojmë edhe kur gabojmë
Dimë të kërkojmë edhe falje
Falja mbetet përjetësisht hyjnore

...mosreagimi egoizëm absurd
Ta mbash veten në kurthin
'Kokëfortësi pa kuptim'
Të mbrosh krenarinë e sëmurë
Kur duhet të kthjellosh paqartësinë

Është bukur të shohësh
kaltërsinë e pamatë të qiellit
Pa u ankuar për ndonjë re kalimtare
Që prek tejdukshmërinë e shikimit të etur...

DËRGOI: