>
LETERSISHQIP

Ikja Ime

Iki pa ikur,
largohem me mendje nga realiteti,
larg shkëmbimeve të bisedave,
larg dëshirave të pathëna,
larg mërzive të këputura,
larg frazave të kujdesshme.

Iki nga moderniteti social,
dyshimet, pritjet, mungesat,
pamundësitë, fjalët duale,
mendimet e njëtrajtshme.

E panjohura më josh
me paprekshmërinë e saj.
Të shkuarën e riciklon vetë jeta!
Ikja ime mbetet e shurdhët.

DËRGOI: