>
LETERSISHQIP

Gjahtarë Iluzionesh

Në bregun e qullur të liqenit
cicërimat e trembura, ende nuk kanë ngrirë.
Gjethet kërcëllojnë një këngë të dhimbshme melankolike
nën thundrat e pamëshirshme të këmbëve

Gjahtarë të vetvetes,
zenë pritë pas pemëve
në shtegun përbri kështjellës,
me degët kurorë

shënojnë dhe shtien…
shtien dhe shënojnë,
mbi të njëjtën plagë, pa pushim
derisa ajo të mbetet vetëm një vrimë e madhe
krater pa fund me brinjët larë nga zjarri
ku dritë e kaltër e qiellit
tej për tej të ndriçojë.

Iluzionet janë zogj të brishtë, të trishtë
që duhen vrarë…