Merita Paparisto
Për Dore
Një rreze rebele i thyen retë
dhe, saktësisht më mbështjell
në stolin ku jam ulur…
( a është, vallë, dora jote
mjaftueshëm e madhe? )
Cicërima ankuese e një zogu të vogël
që më qëndron mbi diafragmë,
më kërkon ta dëgjoj dhe përkëdhel.
( është dora jote, vallë,
mjaftueshëm e ngrohtë?)
Lëkundet mbi një pellg të vogël
dhe do që të flejë… një gjethe e brishtë
që ka humbur të ëmën.
( është dora jote, vallë,
mjaftueshëm e butë?)
dhe, saktësisht më mbështjell
në stolin ku jam ulur…
( a është, vallë, dora jote
mjaftueshëm e madhe? )
Cicërima ankuese e një zogu të vogël
që më qëndron mbi diafragmë,
më kërkon ta dëgjoj dhe përkëdhel.
( është dora jote, vallë,
mjaftueshëm e ngrohtë?)
Lëkundet mbi një pellg të vogël
dhe do që të flejë… një gjethe e brishtë
që ka humbur të ëmën.
( është dora jote, vallë,
mjaftueshëm e butë?)
Komente 0