>
LETERSISHQIP

Për-Pjekje

Biskotat erëmojnë në furrë
dhe unë nga larg përpiqem
të ndjej nuancën e duhur
kur pjekja të jetë plotësuar.

Jam pjekur dhe kam kënaqësi të pjek.
Çdo ditë që kalon më shndërron në pemë,
akoma lulëzoj çdo vit lule qershie
më shumë se dy herë…
nga rrënjet në majë,
lule të hareshme çuditërisht të çliruara
krejtësisht nga detyrimi për të lidhur frut.