>
LETERSISHQIP

Gjurmë

Hëna është pesëmbëdhjetëshe
dhe kurorat e engjëjve të vegjël
vallëzojnë në dhomën time të gjumit.
Une lutem…
që të kthehem mbrapsht në kohë,
shumë vite më parë,
kur vishja këpucët e tua
që të të ndiqja gjurmët.
Tani unë jam udha,
ndërsa ti, gjurma e këpucëve të mija.

Kurorat e engjëjve të vegjël marrin arratinë,
pa e dëgjuar lutjen time.
Hëna ka plot pesëmbëdhjetë ditë
që hesht.