>
LETERSISHQIP

Nuk Do Ndalem

Akullin nëse e shkrij me lotë të ngrohtë,
Nëse kujtesa ime shtrydhet si rrobë e larë,
Nëse nuk vij këtë verë me diellin e ngrohtē
Dije, diçka e shëmtuar më ka ngjarë.
Do të krekosem i përgjakur,
I molisur, në dhimbje.
Nuk do ndalem pa ardhur për ty
Si rilindje!
Toronto, nëntor 2017