>
LETERSISHQIP
Mustafe Ismaili

Sonte

Sonte jam në brendinë e të krisurve,
Kujtimet më ngacmojnë.
Sa padrejtësisht fitova padrejtësi,
Fjalët nuk lirohen të më mbrojnë,
Të paktën sonte jam i injoruar.
Me ngjyra gjaku pikturoj shpirtin e trazuar,
Sonte jam i refuzuar nga mirërsia,
I plandosur, i shtrirë si urë
Milingonave dhe djallit i shërbej.
Sonte fjalët i ngatërroj, nuk i gjej dot,
Mallkoj gjithçka përpara meje,
Furtunat dhe netët me shi...
Ndoshta nesër kur të shoh pasojat
Do të ndryshoj përsëri...