Mustafe Ismaili
Si Kjo Streha Ime
Kërkoj edhe një herë të kthehem,
Nën strehën e shtëpisë së vjetër.
Te çatia ime të më lagë shiu lejsan
Kur aty të jetë dikush tjetër.
I krekosur, me gëzim e pres natën,
S’bëj shaka, do të vij në ëndërr,
Do futem e do qetësoj kokën
Në të ngrohtën time, në votër...
Jam ai që dëshiroj strehën time
Me bukë në dorë si kalaman lazdran.
Lyer me sheqer Kube, duke ngrënë
Të më lagë gjer në palcë shiu lejsan...
Sikur krejt botën të ma falin,
Krejt bulevardet zhurmuese
Që aq mirë i njoh,
Asgjë nuk më qetëson
Si kjo streha ime, si kjo!...
Nën strehën e shtëpisë së vjetër.
Te çatia ime të më lagë shiu lejsan
Kur aty të jetë dikush tjetër.
I krekosur, me gëzim e pres natën,
S’bëj shaka, do të vij në ëndërr,
Do futem e do qetësoj kokën
Në të ngrohtën time, në votër...
Jam ai që dëshiroj strehën time
Me bukë në dorë si kalaman lazdran.
Lyer me sheqer Kube, duke ngrënë
Të më lagë gjer në palcë shiu lejsan...
Sikur krejt botën të ma falin,
Krejt bulevardet zhurmuese
Që aq mirë i njoh,
Asgjë nuk më qetëson
Si kjo streha ime, si kjo!...