>
LETERSISHQIP
Mustafe Ismaili

Poetët E Diasporës

Si pelegrinë nëpër botë kalurojnë,
Me hapa të lodhur çalojnë.
Ndriçojnë mendjen, thesare krijojnë,
Në furtunën e mërgimit kurorëzojnë.
Me kohë të pasosur
Malli i tokës i ndez eshkë,
Prush skuqin kujtimet
Ngarkuar me mall si me një bjeshkë...
Dhe fjala e lidhur në pranga
Në atdhe merr arratinë.
Si të ishte zjarr i ndezur
Duartrokitet pa mbarim...