>
LETERSISHQIP
Mustafe Ismaili

Sonte Dua Te Dehem

Sonte dua te dehem me vere,
deri ne pakufi.
Te shprishi mllefin e cerdhes,
te thurrur me iluzione
qe as vet s, i di.

Djallin dua ta deboj pergjithmone!
Po nuk u deha nuk mund
ta shporr ta largoj.
Sonte mos me pengoni!

Nga koka do t, i nxjerr
Milingonat e thneglat
qe sterviten ne koken jetime.
Nuk me lenin te kollitem i lire
si ne shtepine time!

Me vere dhe gjakun do ta pastroj
kafka ime sonte do te hapet.
Dhe flaka do te kete peshe te magjise
ne koken time folen do ta gervisht.

Sonte kam guxim,
Vera me jep trimeri.
te heq ate qe e kisha
mish te eger ne mushkeri!

Sonte nga cerdhja e kokes sime
do te shkule hithera dhe ferra.
Ne cerdhen e kopshtit tim
do mbjelle
manushaqe dhe manaferra.