>
LETERSISHQIP
Mustafe Ismaili

Të Rënët E Luginës

Me gjakun tuaj qëndisëm këngën e kuqe,
U lindët në këtë tokë për të mos vdekur,
Dhimbja e palcës suaj jehoi brigjeve e çeli lule,
Mbyllët gjokset që zemrat të mos plasnin
Dhe vdekja juaj u bë festë...
Festë që lirinë na kujton përherë!