>
LETERSISHQIP

Kur Ikin Poetët

Iku dhe Moikomi!
Një yll më pak
në qiellin e diturisë!

Iku dhe Moikomi!
Thjesht, sic jetoi,
pa bujë, si gji i thellë
por me hapin e madh
në atlasin e historisë!

Mos qani për poetët
kur marin udhën e Parajsës,
mbi shtratin e ndezur
të ëndrrave rrebele!
Mjaftojnë
lotët e tyre të dashurisë,
mbi buzët e plagëve të botës.

Lavdisë dhe këngës
nuk i shkojnë lotët!