Namik Selmani
Korça Jonë
Unë kam me vete një Korçë tek shkoj shtigjeve në botë
Një serenatë malli me kitarë që këndohet nga agimi në agim
Me shamitë e borëruara të Moravës prek qiejt e dimrat e ftohtë
një shkronjë shqipe me përkëdhel e më ulet në duar butësisht
Unë kam një Korçë me këmbana që më zgjon pragjet e zbardhuar
Me sy e me duar që zgjaten tej nga rrugicat me kangjele
Një mollë kuqëlore nga mollishtja më bën Adam syzjarrmuar
Në kërkim të një Eve bukurore që mban në duar luledele
Më vjen Korça paqësore me duart e gjysheve të buta, të mira
Birra "Korça" më bëhet krua ku rizgjoj të gjitha nostalgjitë
Këtu kam hedhur spirancën e ditëve si ëndrrat sydlira
Këtu bëhem peshkatar që pres me padurim lumturinë.
Këtu mësoj alfabetin e Ëndrrës, Punës dhe të Shqipes
me sy të ndezur nga pasioni bëhem miq me qëndistarët
Në supe thasët e halleve më bëhen pupla që bien e bien…….
e urimet bëhen varganë pa fund që nuk digjen në zjarre
Në Korçë flas shqiptarisht me gurët e baltën e ëmbël
Kënga më bëhët portë nderimi për ata që janë në amëshim
o Korçë, ku lulja e shpirtit ka vëllam diellin dhe hënën
ti trason një rrugë që ka vetëm nisje e kurrë kthim.