Namik Selmani
Meditime Për Librin E Autores Dallandyshe Lusha Bushit
Në pamje të pare, është një titull befasues poezie, me një dialog të përbotshëm brezash, me një dialog dashurie. Por jo. Jo, Jo: Është një libër për dhimbjen. Për dashurinë njerëzore nënë-fëmijë. Për fjalën e munguar. Për klithmën e heshtur. Për lotin e derdhur. Për brengën që nganjëherë të than shpirtin. Për kurajon nganjëherë të munguar. Për forcën e pagjetur.
Për shpirtin e papërkulur të njeriut në çdo moshë. Për udhëkryqin ku na fut jeta shpesh. Për atë dëshirë-sokëllimë që shpërthen brenda vetes.
Një libër jo si të tjerët. Është nga ata libra të rrallë që kanë dy rrisqe në të njëjtën kohë. Ose ta lexosh e ta rilexosh me një frymë, po mbase edhe kur e nis vetëm një herë, nuk je në gjendje ta përfundosh dot deri në fund.
Jo nga koha e munguar, por nga mënyra e ndërtimit të tij.
Se të plas shpirti, si e themi ne, shqiptarçe.
Nuk flet ky libër për pikëlapikëla vese e për ëndrra rinore. Për rërën e plazheve. Për gjethnajën e pranverës me lule. Për politikanë të korruptuar.
Për kërkesat e shumta që ka shoqëria njerëzore me njerëz të varfër me fëmijë të paushqyer. Për luftrat që kanë ndezur zjarret në mjaft cepa të globit.
Ka në qendër kryefjalën NËNË. Të një nëne që, në atë gjendje si është, nuk do të donte ta shihte askush. Si nuk do të donte ta shihte asnjë fëmijë, asnjë nip asnjë mbesë, asnjë motër, asnjë shoqe.
Asnjë djalë apo vajzë e kësaj nëne. Asnjë burrë. Madje asnjë fqinjë.
Ah, kjo Sëmundje Shekulli!
Këtu atdheu, bota, lulet, lisat, ortekët, malet, dyqanet me drita, plazhet, udhëtimet deri në fund të botës, sportet e shumta, rrugët, buka, një kafe e parrufitur, pragjet e shtëpive, librat, këngët e legjendat, njësohen vetëm me fjalën NËNË.
Bëhet fjala për një grua në këtë libër. Një nënë që ka prej vitesh sëmundjen e Alzheimerit dhe vajza e saj kërkon që të paraqesë poetikisht dhimbjen e saj.
Ju, lexues, që mbase nuk e keni në shtëpitë tuaj një njeri me Alzheimer mer (ASHTU QOFTË!) mos harroni se një tjetër hall ju vjen ditënetëve tuaja! E mbase ky libër që ka dhe mjaft forcë shpirtërore, do ju japë dhe juve forcë. Një libër që është më shumë se 1000 libra.
Autorja mund të kishte zgjedhur dhe një formë tjetër të rrëfimit të saj. Këto vite që ajo ka përjetuar këtë dhimbje mund të shfaqeshin në tregime, rrëfime, kujtime, po ajo ka zgjedhur poezinë, këtë Mbretëreshë të Arteve.
Një lloj muzike qetësuese për shpirtin e saj të madh.
Një lloj barrikadë përballë një porte të madhe, të rëndë që duart njerëzore të vetme nuk mund ta hapin dot. Një libër ku qëndresa është si motiv qendror i tij.
Ne kemi nevojë të gjithë të hapim Porta të tilla kaq të rënda në jetë. Pavarësisht kostove që të japin sot dhe nesër
Ndaj do të doja që në një të ardhme mjaft të afërt, ky libër të përkthehej në mjaft gjuhë. Nuk është vetëm drama e poetes që përjeton te sëmundja e nënës së saj. Drama e saj është dhe e mjaft familjeve në mbarë botën, pavarësisht se sa pasuri kanë në xhepat e tyre apo në banka. Pavarësisht se në cilën moshë janë.
Pavarësisht se çfarë flamuri vënë në ballkonet e shtëpive të tyre në festat e tyre kombëtare.
Personeli i spitaleve me të tilla sëmundje, të afërmit e tyre mbase është mirë për ta lexuar këtë libër. Mund të ishte për këta mjekë një recetë më shumë në terapinë e tyre të kësaj sëmundjeje. Pse jo, edhe ata ta kenë në çantat e tyre që mbajnë me vete kudo.
Është një sfidë që ata e askush nuk e do, por, kur të vjen në prag, në derë duhet ta përballosh.
Nuk janë vetëm seancat psikolgjike që dhe ato kanë koston e tyre, po secili duhet të bëhet psikolog i vetes.
Dallandyshja në kohën e saj reale të jetës i duhet të bëjë detyrën si vajzë, si nënë si bashkëshorte.
Ishte mjaft e vogël kur bëri poezinë e parë. Nuk ia kushtoi nënës së saj, edhe pse e donte shumë, edhe pse ajo sakrifikonte aq shumë për të, por NËNËS PARTI.
Ish koha kur vargjet lidheshin me Partinë dhe udhëheqësin e vet. Për të shkroi dhe gazeta një shkrim të bukur që ajo e ruan si relike.
Rrodhën vitet. Sot ajo del me një libër për nënën e saj që vuan nga sëmundja. Si duket pengu i viteve të fëmijërisë nuk mbeti peng, po u bë një realitet më vete
Ndaj bashkë, së pari, ta urojmë me bujari autoren për këtë sfidë shkronjore. Të jetë e fortë për vete e për familjen e saj në këtë betejë pa fund. Do thonim se ajo ka ndihmuar me këtë libër jo vetëm të sëmurët me alzhajmer që, në fund të fundit, nuk e dinë se ç’po ndodh me ta, po gjithë shoqërinë që të kuptojë më mirë se në gjirin e saj ka ca heronj të heshtur. Titulli është në vetën e dytë, por fare mirë çdo lexues, çdo mjek a infermjer duhet ta thonë: “Mos harroni njerëzit me alxhajmer”! Është pjesa më e domosdoshme e një shoqërie që kërkon që të jetë humane në çdo palcë të jetës së saj. Sot e më shumë nesër.