>
LETERSISHQIP
Namik Selmani

Njeriu-Kërrabë

Në degën e fikut të lashtë kishte mbetur një kokërr e vetme
E pjekur, e ëmbël që më bëri o, sa ziliqar
Dhe zgjata kërrabën e drunjtë i mbushur me etje
Në shportën e zbrazur e hodha si fitimtar.

E kullufita në gojë ku preka shijen e ëmbëltuar
Me dehjen e pamatë të një fitimtari pa kurorë
Kërkoja sërish një tjetër kokërr diku, të harruar
Me kërrabën e gjatë që lëvrinte dorë më dorë

E m’u fanit atëherë NJERIU –KËRRABË në Galerinë e Jetës\
Që duart e gjakosura zgjat për poste, dollarë, dekorata
Jo, si ai fiku që zbriti një ditë në shportën e vjetër
Në kërkim të vargjeve si bedenat e larta

M’u fanit NJERIU –KËRRABË që nuk njeh stinë jete
Që zgjat ligësinë e zemrës pa mbarim