>
LETERSISHQIP

E Përkëdhelur Dhe E Papërkëdhelur

Thuaj, a është buka, mund, kripë, miell, ujë apo përkëdhelje,
përgjigje në janë për ne banketet e livadheve të pashkelura ende,
bota e dallëndysheve përkëdheljet a i përgatit a i mund,
krahasimin e të rrugëve me të parrugëtit, si dy krahë më thuaj,
në cilën anë është qielli dhe në cilën anë kthesa që na ndjek prapa,
cila përkëdhelje i takon ndonjë shkrese si thile e vogël,
ngjashmërinë e nënave të padashuruara, me një kaligrafi universale,
më thuaj, djemtë e papërkëdhelur nga jelet e kalit që nuk vrapon më,
a mund t’i krahasosh,
me burrat që përmjerrin pranë lopës, apo me fëmijë që lëpijnë yjet,
para qumështit të gjirit, apo me brekëstolisurat vajza,
priftëresha mijëravjeçare që kërkojnë një njeri,
kaq paqartësisht veçohet ja buka, ja mundi, ja ëndrra, ja unë.
Fol qoftë për një palë kofshë të bukura të zhveshura, që mbeten
pas çdo droje dhe përdëllimi, triumf i pikëpyetjeve kur kanë një vend.