>
LETERSISHQIP

Versioni I Romeos Dhe Zhulietës

Nga ballkoni i gjinjve do të dal për të vështruar,
Natën që dashnorin tim fsheh,
Si të gjitha gjërat e ëmbla,
Që nuk të bëjnë mirë.
Romeo dhe Zhulieta,
I kthyer kokëposhtë është ky version,
Atje poshtë unë duhet të isha,
Dhe i dashuri im të më vështronte që larg,
Nga ballkoni i shumëpërfolur i gjirit.

Duhet korrigjuar diçka në këtë tragjedi zemërmirë,
Muret e shfaqjes t’i lidhnin të paktën me më pak sheqer,
Që të mos dëmtohet asgjë me llogjikë,
Mes hapësirës që lëshon shumë ëndrra.