>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

As Une Nuk E Di Si Te Mori

Ta kërkova dorën e hollë, përkedheljen e ngrohtë,
ti numërova ninullat që mi këndove...
Por--OH!...Ti nënëloke i mbylle sytë dhe nuk më fole,
nuk pate zë më
e vetëm kujtimet, lotët e dhembjen mi fale përgjithmonë.

Njëqind lutje, njëqind thirrje ti thash, nëna ime,
në asnjërën nuk mu përgjigje,
të thirra, të thirra aty pranë
e ti nuk fole, nuk pate zë...

Nga duart me ike dhe u fike, zemra ime,
gëzimin ma ktheve në lot e dhembje,
shpejt ike e trete të mos kthehesh më
e në shpirtin tim rëndon plagë e rëndë.

Të vodhi tinëzisht vdekja dinake
para duarve dhe syve të mi,
nuk munda ta ndal, nënë e dashur,
as unë nuk e di si të mori, nuk e di...

Dhe ende nuk e besoj se nuk të kam
dhe ende nuk e besoj se ke shkuar larg---
Do të kthehesh prap...