Nehat Jahiu
Kujtimet E Rinisë
Sa më ka marrë malli për rininë time
për të paharruarat ato kujtime,
për lulet që çelnin në pranverë
që e mbushnin katundin plot me erë.
Më ka marrë malli për prehrin e nënës
në shuplakë ti mbaj rrezet e hënës,
ti shoh plakat duke punuar pranë vekut
e vashat e katundit pranë gjergjefit.
Ta shoh në mal të bukurën bareshë
në lëndinë me bariun duke buzëqeshë,
ti shoh delet duke pushuar aty në kope
zogjtë duke kënduar në të tyren fole.
Më ka marrë malli për rininë time
në shpirt më kanë mbetur ato kujtime,
nuk do ti harroj unë derisa të jem gjallë
tek varri im do të shkoj me këtë mall.
për të paharruarat ato kujtime,
për lulet që çelnin në pranverë
që e mbushnin katundin plot me erë.
Më ka marrë malli për prehrin e nënës
në shuplakë ti mbaj rrezet e hënës,
ti shoh plakat duke punuar pranë vekut
e vashat e katundit pranë gjergjefit.
Ta shoh në mal të bukurën bareshë
në lëndinë me bariun duke buzëqeshë,
ti shoh delet duke pushuar aty në kope
zogjtë duke kënduar në të tyren fole.
Më ka marrë malli për rininë time
në shpirt më kanë mbetur ato kujtime,
nuk do ti harroj unë derisa të jem gjallë
tek varri im do të shkoj me këtë mall.
Më shumë nga Nehat Jahiu
- Do Të Vijë Një Ditë...
- Disi O Koronavirus Po Dyshoj Në Ty
- Jam Lodhur E Mërzitur
- Patrioti Nën Dardha
- Gjithnjë E Para
- Aty Ku Ka Lisa E Plisa
- Ah Sa Shumë Për Ty Jam Mërzitur!
- Dashuri E Prangosur
- Kroi I Diturisë
- Heu, Kosovë
- Kukuvajkat
- Do T’Më Ngjallin Zogjtë E Malit
- Në Rrugë Të Zotit
- Sytë E Mi Dhembje Pikojnë…
- Së Bashku Do Të Jeni Në Valle
- Para Virusit Të Barabartë
Komente 0