Nehat Jahiu
Do Të Vijë Një Ditë...
Do të vijë ora kur trëndafilat do të gëzojnë
Në dorën tonë dhe mbi supe zogjtë do këndojnë
Dhe kopshti do të mbushet me flutura të bardha
Lulëkuqet do të na përshëndesin nëpër ara.
Do të vijë një orë kur ta puthim këtë tokë
E nga gëzimi do të dehemi e do të derdhim lot
Do të vijë një ditë, një ditë krejt e bardhë
Kur në një sofër do të ulemi bashkë.
Më vjen rreth e rrotull vetes globi i botës
Do vijë ora e mbarë kur të nisemi përtej kohës
Në atdhe të çmallemi me vëllain dhe motrën
Të përulemi para dheut tonë e të puthim tokën.

Më shumë nga Nehat Jahiu
- Disi O Koronavirus Po Dyshoj Në Ty
- Jam Lodhur E Mërzitur
- Patrioti Nën Dardha
- Gjithnjë E Para
- Aty Ku Ka Lisa E Plisa
- Ah Sa Shumë Për Ty Jam Mërzitur!
- Dashuri E Prangosur
- Kroi I Diturisë
- Heu, Kosovë
- Kukuvajkat
- Do T’Më Ngjallin Zogjtë E Malit
- Në Rrugë Të Zotit
- Sytë E Mi Dhembje Pikojnë…
- Së Bashku Do Të Jeni Në Valle
- Para Virusit Të Barabartë
- Zilja Po Na Thërret
Komente 0