Nehat Jahiu
Gjithnjë E Para
Çupa Dritë,
a e dini se ka këtë meritë?
Duar e sy i pastron,
për pastërti vogëlushja konkurron.
Mësuesen me kujdes e dëgjon,
sa bukur vjershat na i reciton.
Në mësim gjithnjë e para,
pastaj vjen edhe medalja në gara.
Ajo nuk ka vend për qortim,
vjen e para në mësim.
Çdo detyrë në shtëpi,
e kryen Drita për mrekulli.
I vjen asaj era manushaqe,
çdo e mirë i del në sipërfaqe.
Pra, shikojeni të gjithë me sy,
Drita shembull le të jetë edhe për ty.
a e dini se ka këtë meritë?
Duar e sy i pastron,
për pastërti vogëlushja konkurron.
Mësuesen me kujdes e dëgjon,
sa bukur vjershat na i reciton.
Në mësim gjithnjë e para,
pastaj vjen edhe medalja në gara.
Ajo nuk ka vend për qortim,
vjen e para në mësim.
Çdo detyrë në shtëpi,
e kryen Drita për mrekulli.
I vjen asaj era manushaqe,
çdo e mirë i del në sipërfaqe.
Pra, shikojeni të gjithë me sy,
Drita shembull le të jetë edhe për ty.
Më shumë nga Nehat Jahiu
- Aty Ku Ka Lisa E Plisa
- Ah Sa Shumë Për Ty Jam Mërzitur!
- Dashuri E Prangosur
- Kroi I Diturisë
- Heu, Kosovë
- Kukuvajkat
- Do T’Më Ngjallin Zogjtë E Malit
- Në Rrugë Të Zotit
- Sytë E Mi Dhembje Pikojnë…
- Së Bashku Do Të Jeni Në Valle
- Para Virusit Të Barabartë
- Zilja Po Na Thërret
- Zoti Ju Bekoftë!
- Hapma Derën, Oj Shkolla Ime!
- Po Vuaj E Po Tretem…
- Liqeni
Komente 0