Nehat Jahiu
Të Kërkoj
poetit Ymer Elshanit
Si s’të gjeta o mik shpat me shpat
si s’ti gjeta o vëlla vargjet me gjak
ta kërkoj fjalën aty ku të mbet
në botën e gjakut do të gjejë o poet.
Të kërkoj në vargun e poezisë
n’rrezen e heshtjes e n’rrezen e zisë
do të kërkoj e n’gjethin e lagur me vesë
ti o gur i dashur ti o varr e besë.
Të kërkoj pranë oxhakut në kullë
n’zemër të fëmiut e në flamur
të karkoj aty
në vargun e gdhendur të fatit të ngrirë.
Të kërkoj n’vendlindje ku më nuk je
aty ku gjakun dhe jetën ti i dhe
të kërkoj aty aty në Drenicë
do të gjejë o poet aty në vargun e poezisë.
Të kërkoj poet në çdo pranverë
gjëmën tënde ta nuhas
vargu yt gjithmonë n’poezi do të mbesë
jo vdekja s’është në ty se ti nuk vdes.
si s’ti gjeta o vëlla vargjet me gjak
ta kërkoj fjalën aty ku të mbet
në botën e gjakut do të gjejë o poet.
Të kërkoj në vargun e poezisë
n’rrezen e heshtjes e n’rrezen e zisë
do të kërkoj e n’gjethin e lagur me vesë
ti o gur i dashur ti o varr e besë.
Të kërkoj pranë oxhakut në kullë
n’zemër të fëmiut e në flamur
të karkoj aty
në vargun e gdhendur të fatit të ngrirë.
Të kërkoj n’vendlindje ku më nuk je
aty ku gjakun dhe jetën ti i dhe
të kërkoj aty aty në Drenicë
do të gjejë o poet aty në vargun e poezisë.
Të kërkoj poet në çdo pranverë
gjëmën tënde ta nuhas
vargu yt gjithmonë n’poezi do të mbesë
jo vdekja s’është në ty se ti nuk vdes.
Më shumë nga Nehat Jahiu
- Mbi Krahët E Dallëndysheve
- Kur Të Vij...
- Kujtimet E Rinisë
- Do Të Vijë Një Ditë...
- Disi O Koronavirus Po Dyshoj Në Ty
- Jam Lodhur E Mërzitur
- Patrioti Nën Dardha
- Gjithnjë E Para
- Aty Ku Ka Lisa E Plisa
- Ah Sa Shumë Për Ty Jam Mërzitur!
- Dashuri E Prangosur
- Kroi I Diturisë
- Heu, Kosovë
- Kukuvajkat
- Do T’Më Ngjallin Zogjtë E Malit
- Në Rrugë Të Zotit
Komente 0